Kosova

Nëse Nisma-AKR do ta kalonin pragun, këta do të ishin deputetët

Koalicioni i Nisma-AKR-PD sot morën goditjen e fundit për kalimin e pragut. KQZ me shpalljen e rezultateve iu dha goditjen e fundit koalicionit të udhëhequr Fatmir Limajt.

Ata për pak vota nuk arritën ta kalonin pragun. Koalicioni mori vetëm 4.98% të votave.

Por, nëse ata do ta kalonin pragun, këta do të ishin deputetët që do të merrnin një ulëse në Kuvendin e Kosovës.

Udhëheqësi i koalicionit, Fatmir Limaj mori mbi 26 mijë vota, ndërsa pas tij u rëndit Behgjet Pacolli me 10 mijë e 525 vota.

I treti në radhë ishte Endrit Shala me 6 mijë e 819 vota. Pastaj, Haxhi Shala, Mirlinda Sopi-Krasniqi dhe Albulena Balaj-Halimi do të kishin siguruar një ulëse nëse koalicioni do të kalonte pragun.

Koalicioni Nisma-AKR-PD kanë thënë se për çështjen e pragut do të ankohen tek PZAP, nëse nuk merret parasysh aty ata do të kërkojnë mënyra tjera ligjore. Ata besojnë se kanë 5.012% të votave.