SHËNDETËSIA

Nëpërmjet këtyre metodave kaq të shpejta të cilat nuk shkaktojnë dhimbje mund të arrihet rinimi dhe perfeksionimi i portretit

Është rritur prirja e përdorimit të trajtimeve kundër plakjes dhe kërkesa për të qenë dhe për t’u dukur më të rinj, janë nxitësit kryesorë për rritjen e tregut.

Duke i kushtuar kujdes pamjes së jashtme, gratë janë ato që përbëjnë 91% të klientelës së klinikave të ndryshme. Megjithatë, si trend botëror, edhe numri i ndërhyrjeve të kryera në meshkuj po rritet me shpejtësidy janë kërkesat më të shpeshta në fushën e kujdesit estetik, fillerat apo mbushësit kozmetikë, si dhe botox. Sipas tyre, injeksionet anti-rrudhë me botox kërkohen më së shumti pas moshës 30, në zonat ku mimika luan rol për forcimin apo shfaqjen e tyre para kohe.

Zonat ku aplikohen më tepër janë në mes të vetullave, zonat anës syve, anës buzëve, si dhe balli. Ndërsa fillerat janë injeksione mbushëse të rrudhave dhe kërkohen kryesisht në zonën e ballit dhe syve. Dr. Dafina krasniqi e cila eshte qertifikuar me qertifikat te njohur nderkombtarisht nga kompania Zvicrane Neauvia per mbushjen me fillera dermal thotë se vitet e fundit, zhvillimi teknologjik dhe përdorimi në mënyrë efikase me metodat më të fundit, i jep jetëgjatësi ndërhyrjes. Sipas saj, përdorimi i acidit hyaluronic, i cili është një acid që e prodhon trupi, është një ndër arritjet më të mëdha të fushës së estetikës
Me bumin e madh të shkencës së kirurgjisë plastike dhe mjekësisë estetike, një pjesë e mirë e ndërhyrjeve që dikur kryheshin nëpërmjet kirurgjis sot kryhen me metoda që nuk dhembin dhe aspak invazive të cilat i ofrojnë pacientit komoditet të jashtëzakonshëm.

Nëpërmjet këtyre metodave kaq të shpejta të cilat nuk shkaktojnë dhimbje mund të arrihet rinimi dhe perfeksionimi i portretit. Favori tjetër i këtyre metodave është që nuk kërkojnë rikuperim, zgjat 30-45 minuta dhe pacienti mund të kthehet menjëherë në aktivitetin e tij të zakonshëm, pa pasur nevojë për pushime. Këtu bëjnë pjesë korrigjimi i rrudhave nëpërmjet injeksioneve, zmadhimi dhe rimodelimi i buzëve, i mollëzave, rikonturimi i fytyrës dhe të gjitha trajtimet e rinimit të lëkurës”,- thotë dr. Krasniqi

Ajo shton se botoxi po eliminon diferencën e brezave dhe po nis të aplikohet që pas moshës 25-vjeçare, deri në moshën 65-vjeçare.kërkesat më të mëdha nga klientët, janë edhe mbushësit kozmetikë kanë si bazë acidin hyaluronic, një substancë organike që lidh ujin në qeliza. Përdoren për trajtimin e rrudhave të moderuara ose të thella, gropave, rritjen e volumit të buzëve, konturimin e fytyrës. Sipas saj, efektet janë të dukshme menjëherë pas injektimit të substancës mbushëse dhe zgjasin deri një vit.

Leave a Reply

Your email address will not be published.