Bota

Nëntë viktima nga vërshimet dhe rrëshqitjet e dheut në Francë, Itali e Greqi

Nëntë persona kanë vdekur për shkak të stuhive të fuqishme dhe motit të lig që mbretëroi fundjavën e kaluar në disa pjesë të Francës, Italisë dhe Greqisë. Reshjet e mëdha të shiut në këto vende shkaktuan vërshime, rrëshqitje të dheut dhe shembjen e një mbikalimi.

Mediet greke thanë se stuhia ishte e përmasave biblike në disa rajone, ndërsa shembja e një mbikalimi në pjesën veriore të Italisë e risolli në mendje rrëzimin e urës “Morandi” në Gjenovë në gusht të vitit 2018, kur kishin vdekur 43 njerëz.

Nga vërshimet në juglindje të Francës vdiqën katër persona, ndërsa dy të tjerë janë shpallur të zhdukur. Tre prej personave të vdekur u gjetën në veturat që ishin marrë me vete nga uji i vërshimeve.

Njëri nga qytetet franceze më të goditura nga moti i lig ishte Roquebrune-sur-Argens, ku niveli i lumit “Argens” u rrit për shtatë metra. Meteorologët francezë njoftuan se në këtë pjesë, për 48 orë pati reshje shiu sa mesatarja e reshjeve për tre muaj.

Autoritetet i angazhuan pjesëtarët e mbrojtjes civile për të marrë pjesë në disa operacione të shpëtimit në zonat e vërshuara. Rreth 4500 shtëpi kanë mbetur pa rrymë, ndërsa në disa zona është aktivizuar alarmi për vërshime.

Në Greqi, dy burra në të pesëdhjetat vdiqën pasi barka e tyre u përmbyt shkaku i erërave të fuqishme, shkruan “The Guardian”

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.