Bota

Nëntë të vdekur pas rrëzimit të një helikopteri të ushtrisë turke

Një helikopter ushtarak është rrëzuar në lindje të Turqisë, duke vrarë nëntë ushtarët në bord dhe duke plagosur katër të tjerë, tha Ministria e Mbrojtjes.

Helikopteri u rrëzua në qytetin Tatvan, që është i banuar me shumicë kurde, transmeton AP. Ky qytet gjendet në provincën Bitlis.

Ende nuk është i qartë shkaku i këtij aksidenti.

Helikopteri ushtarak, i tipit Cougar, ishte nisur për në Tatvan nga provinca Bingol. Ky helikopter u zhduk nga radari në orën 14:25 sipas kohës lokale, tha Ministria e Mbrojtjes.

Ushtarët e lënduar janë evakuuar për në një spital, thanë autoritetet turke.