Bota

Nëntë të vdekur në Turqi nga koronavirusi, 670 të infektuar

Vdekjet e shkaktuara nga koronavirusi në Turqi kanë shkuar në nëntë, ka njoftuar të premten mbrëma ministri i Shëndetësisë, Fahrettin Koca, pasi pesë pacientë të moshuar vdiqën nga sëmundja shumë ngjitëse e frymëmarrjes.

Numri i rasteve të konfirmuara në vend është ngritur me shpejtësi që nga konfirmimi i parë javën e kaluar, duke shkuar në 670 të premten. Rastet pothuajse janë dyfishuar çdo ditë që nga e diela, raporton Reuters.

Koca tha se në 24 orët e fundit janë kryer 3,656 teste, 311 nga të cilat kanë rezultuar pozitive, transmeton KOHA.

Nga ana tjetër, ministria turke e shëndetësisë tha se të gjitha spitalet, përfshirë edhe ato private, do të duhet të pranojnë dhe trajtojnë pacientët e dyshuar me koronavirusin e ri.

Ankaraja ka suspenduar fluturimet me 20 vende, ka mbyllur shkollat, kafenetë dhe baret, ka ndaluar faljet në masë dhe ka shtyrë për afat të pacaktuar ndeshjet në ligat kryesore sportive.

Qeveria po ashtu tha se të gjitha takimet dhe aktivitetet, të ndërlidhura me shkencën, kulturën dhe artin do të pezullohen deri në fund të prillit për të penguar përhapjen e koronavirusit.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.