Rajoni

Nëntë të vdekur dhe 295 raste të reja me COVID-19 në Serbi

Në 24 orët e fundit, 295 raste të tjera të infeksionit me coronavirus janë konfirmuar në Serbi.

Sipas raportimeve më të reja. nëntë persona më shumë kanë ndërruar jetë, raporton B92.

Gjithashtu u njoftua edhe se 132 persona janë duke u trajtuar me respirator.

Numri i pacientëve të shtruar në spital është 3,315 gjersa gjatë ditës së sotme janë testuar mbi nëntë mijë pacientë.

Numri i përgjithshëm i të testimeve deri më tani ka arritur numrin e 713,104 personave, ndërsa numri i përgjithshëm i rasteve të regjistruara me coronavirus është 27.033. Ndryshe, deri më tani kanë vdekur 614 njerëz nga efektet e COVID-19.

//graizoah.com/afu.php?zoneid=3473483