Bota

Nëntë nxënës humbin jetën pas shpërthimit të minave në Afganistan

Nëntë nxënës humbën jetën në provincën Tahkar të Afganistanit më 1 nëntor, pas shpërthimit në një zonë të minuar gjatë rrugës për në shkollë.

“Në orën 8:30 të mëngjesit, tragjikisht kanë humbur jetën nëntë djem në një zonë me mina të talibanëve”, tha zëvendëskryetari i provincës Jawad Hejri, raporton AFP.

Talibanët vazhdojnë të jenë prezentë në këtë zonë, por asnjë grup nuk mori përgjegjësinë për shpërthimin.

Në tetor, sipas një raporti të UNAMA-s, u bë e ditur se numri i viktimave nga korriku deri në shtator të këtij viti ka shënuar rritje të madhe krahasuar me vitet e kaluara.

Sipas raportit, 2,563 persona hanë humbur jetën dhe 4,676 janë plagosur nga 1 janari deri më 30 shtator të vitit 2019.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.