SPORT

Nënshkruhet Memorandumi për Stadiumin e Qytetit të Kamenicës

Është nënshkruar Memorandumi për Stadiumin e Qytetit të Kamenicës nga Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi i cili zhvilloi takim me kryetarin e kësaj komune Qëndron Kastrati.

Me punimet e zhvilluara deri më sport, Ministri Gashi u ndje tejet i kënaqur madje të njëjtin mendim e pati edhe për projektet e planifikuara për qytetarët e Kamenicës.

“Një projekt që ka filluar 14 vite më parë, ai i palestrës sportive të Kamenicës dhe është përkushtim i yni që ta përfundojmë këtë vit. Gjatë këtij viti do të intervenojmë dhe të përfundojmë këtë projekt. MKRS-ja ka planifikuar 100 mijë euro për këtë vit dhe me këtë shumë do përmbyllim fazën finale të këtij projekti”, tha Gashi.

Ministri Gashi gjithashtu bëri të ditur që përmes Qendrës Rajonale të Trashëgimisë Kulturore të Gjilanit do të internohet te kompleksi i Rexhep Malës, ku si Ministri i ka ndarë 50 mijë euro. Përveç kësaj është zotuar edhe për restaurimin e dy xhamive që janë pjesë e dy aseteve kulturore që ka Kamenica.

E kërkesa për të ndarë një pjesë për Qendrën Rinore në kuadër të Shtëpisë së Kulturës erdhi nga i pari i kësaj komune, Qëndron Kastrati.

Kastrati falënderoi ministrin Gashi që në sektorin e kulturës për qytetarët e Kamenicës asnjëherë nuk e hezitoi ndihëm e vazhdueshme.

“E patëm një takim ku diskutuam për projektet që janë duke u realizuar në komunën tonë nga MKRS-ja. Ka projekte që 14 vite nuk kanë përfunduar ende. Faleminderit për gatishmërinë dhe zotimin tuaj që ta keni parasysh komunën tonë për nevojat që ka”, tha Kastrati. /Kosova.info/