Kosova

Nënshkruhet marrëveshja – Kurti dhe Osmani në një listë

Kreu i Vetëvendosjes dhe u.d e presidentes Vjosa Osmani, që përfaqëson iniciativën me sloganin “Guxo”, kanë nënshkruar marrëveshje.

Pas nënshkrimit të marrëveshjes lajmin se do të garojnë në një listë të përbashkët e ka bërë Kurti, duke shtuar se e kanë përpara një fitore të madhe.

Kurti, ka konfirmuar se ai do të jetë kandidat për kryeministër, ndërsa Osmani do të synojë postin e presidentes.

Ai shtoi se të shtunën do ta dorëzojnë listën e kandidatëve për deputetë, duke lavdëruar punën e Osmanin, ai shtoi se Kosova e ka të zgjedhur presidentin.

“Sot kur na ndajnë një muaj nga zgjedhjet jemi të gëzuar që të ju njoftojmë që do të garojmë bashkë në një listë”.

“Osmani dhe mua do të na gjeni në të njëjtin vend dhe me të njëjtin qëllim. Kemi bërë marrëveshjen e synimeve për një shtet me drejtësi dhe pa korrupsion”.

“Për një shoqëri me shëndet e arsim. Në fushatën zgjedhore do të jemi bashkë. Të shtunën e 6 janarit e dorëzojmë listën e kandidatëve”.