SPORT

Nënshkruhet marrëveshja e bashkëpunimit ndërmjet FPPK dhe FShPP

Federata e Pingpongut e Kosovës (FPPK) dhe Federata Shqiptare e Pingpongut (FSHPP) janë dakorduar që të nënshkruajnë Marrëveshjen e Bashkëpunimit për periudhën 2021-2024, me 28 nëntor 2020, në Hotel Premium Beach në Durrës, Shqipëri, në një ceremoni publike që do të fillon në ora 12:00.

Marrëveshja e Bashkëpunimit parasheh fushëveprimin e bashkëpunimit në nëntë pika bazë.

Nënshkrimi i Marrëveshjes se Bashkëpunimit në mes FPPK dhe FSHPP do të behet nga dy kryetaret e federatave përkatëse dhe në prani të dy Sekretareve të Përgjithshëm, derisa ngjarja do përcjellët me përkrahjen dhe fjalimet edhe nga autoritet me të larta sportive të dy shteteve:

  • Arjan Konomi (Përgjegjës për politikat e Sportit dhe të Rinisë në Ministrinë e Arsimit, Sportit dhe Rinisë të Republikës së Shqipërisë)
  • Viron Bezhani (President i Komitetit Olimpik Kombëtarë Shqiptar)
  • Fitim Arifi (u.d Drejtor i Departamentit të Sportit në MKRS, Republika e Kosovës)
  • Besim Hasani (President i Komitetit Olimpik të Kosovës)

Ngjarja do të transmetohet nga TV dhe mediat dhe do përcjellët me intervista. /Kosova.info/