Kombëtare

Nënkryetari i Hazirit kundërshton kufizimet që ia bëri qeveria Hoti Gjilanit

Zëvendësi i Lutfi Hazirit në komunën e Gjilanit i ka quajtur të ngutshëm vendimin e Qeverisë për kufizimet e qarkullimit pas orës 21:00.

Arbër Ismajli, nënkryetar i Gjilanit, përmes një postimi të bërë në Facebook, ka bërë të ditur se sot është mbajtur mbledhja e radhës me ekipin e Qendrës Operative Emergjente në lidhje me pandeminë COVID-19.

Ai ka bërë të ditur se nga numri total i të infektuarve në këtë komunë e që është 285, aktive janë 126.

Ndërsa e sheh si të ngutshëm vendimin e qeverisë për mbyllje pas orës 21:00, të cilën nënkryetari i komunës e ka quajtur karantinim.

Ky është postimi i plotë:

Të dashur qytetarë,

Nga takimi i sotëm i ekipit të Qendrës Operative Emërgjente, u vlerësua gjendja aktuale në komunën tonë, si dhe u diskutuan masat shtesë që ka ndërmarrë Qeveria e Republikës.

Deri më tani, numri i përgjithshëm i të infektuarve nga Komuna e Gjilanit është 285 raste. Nga këto raste, të shëruar kemi 155 raste, të vdekur 4 raste, ndërsa, raste aktive kemi gjithsej 126. Ne, si institucione jemi pranë çdo të prekuri, duke u përkujdesur për ta, deri në shërimin e plotë të tyre.

Ndërsa, vendimi i Qeverisë së Republikës, për futjen e Komunës së Gjilanit në karantinë, konsiderojmë që është vendim i ngutshëm dhe jo i menduar mirë, pasi që, do të sjellë pasoja të rënda socio-ekonomike për qytetarët tanë.

Vendime të tilla, nuk janë të mirëseardhura edhe për bizneset, ku do të ndikojnë drejtpërsëdrejti në vështirësimin e gjendjes financiare të operimit të tyre, e rrjedhimisht, deri tek ndërprerja përfundimtare e operimit.

//graizoah.com/afu.php?zoneid=3473483