Life Style - Funny

Nëna qetësohuni!! Këtu keni 10 këshilla si të shmangni stresin e rikthimit në shkollë

Për shkak të pandemisë, pushimet për fëmijët zgjatën 6 muaj.

Pavarësisht mësimit që kanë zhvilluar online, ato dje për herë të parë, u rikthyen fizikisht në shkollë.

Të gjithë e dimë se sa më e gjatë të jetë shkëputja nga shkolla aq më i vështirë është rikthimi.

Për nënat, ky rikthim, shpeshherë bëhet stresues dhe i pa menaxhueshëm për shkak të angazhimeve të tjera që mund të kenë në jetë.

Me poshtë janë 10 këshilla se si ju ti ndihmoni fëmijë tuaj që ta përjetojnë sa me lehtë rikthimin në shkollë. 

1.Ambientimi me oraret e reja

Pas netëve të gjata verore dhe fjetjeve deri në orët e vona, fëmija yt ka nevojë të gjejë një ritëm të ri. Parashiko kohën kur fëmija duhet të shkojë në shtrat dhe kur do të zgjohet. Në teori, fëmijët duhet të flenë përpara orës 21.00, duke bërë përjashtim një gjysmë ore lexim.

2.Përgatiteni psikologjikisht

Fliti për shkollën disa ditë përpara fillimit të saj. Shpjegoji se përse është e nevojshme të shkohet dhe cilat janë avantazhet. Padyshim biseda duhet të bëhet sipas karakterit të moshës së fëmijës: do të takoj shokët e vjetër, do të krijojë miqësi të reja, do të zbulojë aktivitete të reja, do të mësojë shumë gjëra me vlerë.

3. Sigurojeni

Nëse është i dëshpëruar ndërkohë që t’i i flet për shkollën dhe ju thotë: “Jo nuk dua të shkoj”, mos u shqetësoni, kjo është një gjë normale. Thuaji se e kupton frikën e tij/saj që do të ndryshojë klasë dhe mësues…edhe ti kur kishe të njëjtën moshë kishe të njëjtën frikë, por më pas arrite të njohësh shumë miq të rinj dhe të mirë. Shpjegoji se në rastet kur të jetë në vështirësi ti do të jesh aty për ta ndihmuar.

4. Përgatite që të jetë i pavarur

Mungesa e pavarësisë mund të jetë një burim stresi, sidomos për më të vegjlit. Disa nëna tregojnë një kujdes të tepruar për të vegjlit duke i penguar ato të jenë të zotët e vetes kur nëna të mos jetë me ta.

5.Bëjini të gjitha vizitat mjekësore të nevojshme

Përpara se ta dërgoni fëmijën tuaj në shkollë ju duhet ta dërgoni atë për t’i kryer një vizitë të përgjithshme mjekësore për shembull për shikimin, dëgjimin, dhëmbët, vaksinat.

Është e rëndësishme për të ardhmen e fëmijës tënd, sepse është e thjeshtë të bëhet “nxënës i keq” për faj të një defekti në të parë apo në të dëgjuar. Si mund ta kuptojë atë që shpjegon mësuesja nëse ai/ajo nuk sheh apo nuk dëgjon mirë?

6. Tregoji shkollën

Nëse fëmija juaj fillon klasën e parë, ose ndryshon shkollë, mos prit po të njëjtën ditë për t’i njohur shkollën e tij/saj të re. Nuk ka gjë më shqetësuese se sa një vend i panjohur ku do të ndihet i/e humbur. Për t’ia bërë sa më familjare, bëni një xhiro nga shkolla dhe shpjegoi se ku janë klasat, kopshti, mensa…Kjo do ta ndihmojë fëmijën tuaj të krijojë besim në vetvete dhe pse jo ta dojë shkollën përpara se ta fillojë atë.

7. Bliji librat shkollorë dhe veçanërisht atë për ditën e parë të shkollës (psikologjik, me këshilla)

Fëmijët e adhurojnë faktin që të identifikohen me heronjtë e romanëve. Përveç kësaj, këto histori do t’u lejojnë atyre të kuptojnë se edhe fëmijë të tjerë mund të jenë të dëshpëruar ose të qajnë ditën e parë të shkollës. Më pas, gjithmonë ka një fund të lumtur!

8. Përgatiti një çantë me gjërat e tij/saj personale

Në këtë çantë mund të fusni disa rroba për ndërresë për më të vegjlit për raste incitendtesh. Por gjithashtu me vete mund t’i jepni edhe një objekt apo lodër të cilën fëmija juaj e adhuron më shumë. Kjo gjë do ta ndihmojë atë të ambientohet më shpejt.

9. Zgjojeni herët

Gjatë një dite X, zgjojeni fëmijën tuaj mjaftueshëm herët për të evituar që t’i bëjë gjërat me nxitim. Është mirë që të ketë kohë në dispozicion për t’u çuar dhe për të ngrënë mëngjesin me qetësi. Nëse nuk ka uri, sepse është i dëshpëruar, mos insisto, por për çdo rast përgatiti diçka për ta marrë me vete (sanduiç me djathë, tost, fruta).

10. Çoje vetë në shkollë

Nëse ke mundësinë dhe nëse fëmija ka dëshirë, shoqëroje në shkollë. Nëse nuk ke mundësi, mos u ndiej në faj, por shpjegoji mirë se si janë gjërat, dhe në darkë përpiqu të kthehesh shpejt për ta dëgjuar për ditën e parë të shkollës.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.