Kombëtare

Nëna komunikon me policët nën rrënoja, mban në krah vajzën 10 vjeçare të pajetë

Një ngjarje dramatike raportohet në këto momente nga qyteti i Durrësit, ku një vajzë 10 vjeçare ka humbur nën rrënojat e pallatit të shembur.

Nga informacionet paraprake bëhet me dije se një grua ka komunikuar me efektivët e policisë dhe ekipet e emergjencës nga poshtë rrënojave duke thënë se ishte mirë, ndërsa në krah mbante vajzën 10 vjeçare të pajetë.

Prej lëkundjes së parë të tërmetit që është regjistruar në orën 03:55 me magnitudë 6.4 ballësh, disa lëkundje të tjera pasuse kanë vënë në panik qytetarët pasi kanë qenë reletivisht të forta.


Lini një Përgjigje

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.