Kosova

Nëna e Astrit Deharit: Prokuroria me sjelljet e fundit ma trazoi edhe më shumë shpirtin

Nëna e Astrit Deharit, Xhemile Dehari ka thënë se nuk ka pasur nevojë që institucionet e Kosovës të ndajnë mjete financiare për të hetuar rastin e djalit të saj nëse puna do të ishte kryer me rregull.

Xhemile Dehari, në “Dossier D” në RTV Dukagjini ka thënë po të ishte punuar si duhet për rastin e vdekjes së djalit të saj paratë nuk është dashur të shkonin në Lozanë por t’iu ndaheshin studentëve ose të varfërve në Kosovë.

Ajo thotë se edhe raporti që është bërë nga Kosova është vonuar me muaj të tërë.

“Ne nuk e dimë çka kanë dërguar nga Kosova. Vonesa është bërë nga Kosova e jo nga Lozana”, tha ajo, përcjell Telegrafi.

Nëna e Astrit Deharit thotë se e falënderon Lozanën për punën që e kanë kryer dhe njoftimin që e kanë bërë se puna është kryer.

Xhemile Dehari thotë se institucionet e Kosovës në vend se ta qetësonin shpirtin e saj ato e kanë trazuar edhe më shumë pasi asnjë informacion të saktë nuk i kanë dhënë e sipas saj duke u munduar të fshehin datën e ardhjes së raportit e gjëra të tjera.


Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.