Kosova

Idrizi propozohet president konsensual i Kosovës

Ndërsa forcat politike në vend janë duke zhvilluar një betejë sa publike, po aq gjysmë të heshtur për marrjen e postit të presidentit, atyre përveç LVV, u ka shkuar një propozim si president konsnesual Nehat Idrizi.

Siç mëson Kosova.info emri i Idrizit ka ardhur si propozim i brendshëm duke pasur parasysh situatën aktuale që po gjendet vendi.

Idrizi tani është gjyqtar në Departamentin e Përgjithshëm- Divizioni Civil në Gjykatën e Apelit.

Gjyqtari Idrizi ka diplomuar në Fakultetin Juridik, Universiteti i Prishtinës në vitin 1984. Prej vitit 2000 deri më 2010 ka punuar si përfaqësues juridik në Ndërmarrjen Publike Banesore në Prishtinë.

Ndërsa, në vitin 2010 është emëruar gjyqtar në Gjykatën e Qarkut në Prishtinë ku dhe punoi deri me 31.12.2012.

Idrizi, në janar 2013 është emëruar gjyqtar në Departamentin e Përgjithshëm në Gjykatën Themelore, ndërsa nga shtatori i 2015 është gjyqtar në Gjykatën e Apelit.

Idrizi ishte edhe kryesues i Këshillit Gjyqësor të Kosovës, pozitë në të cilën u zgjodh gjatë vitit 2016.

Po ashtu ai së fundi ishte edhe kryetar i komisionit përzgjedhës të noterëve të rinj.

Nëse Idrizi zgjidhet president, i bije që LDK për herë të parë pas lufte të udhëheq me tri institucionet më të larta të vendit. /Kosova.info/