SPORT

Negociatat mes Interit dhe Messit kanë nisur!

Duket se transferimi i Lionel Messit tek klubi i Interit nuk qenka vetëm një ëndërr e këtyre të fundit.  Sipas atyre që raporton media argjentinase ” TNT Sport” drejtuesit e skuadrës italiane po punojnë seriozisht për këtë operacion merkatoje.

Lionel Messi ka marrë një ofertë edhe nga Newells Old Boys skuadra për të cilën bën tifo në Argjentinë e cila dëshiron ta rikthejë në vendlindjen e tij.

Një gazetar argjentinas i quajtur Castilla ka deklaruar se Interi po përpiqet shumë për të bindur Messin.”Tratativa është gati, vendimi më pas do të jetë i Messit por Interi po punon sigurisht”, ka nënvizuar gazetari argjentinas.

Mbetet për t’u parë nëse këto zëra do të konfirmohen por nuk do të ishte çudi që Suning t’i përgjigjej familjes Agnelli me një goditje në stilin Cristiano Ronaldo. Për Interin të bindë Messin të zbarkojë në Serie A nuk do të jetë e lehtë megjithatë ku ka zë nuk është pa gjë dhe mundësitë që ylli argjentinas të vishet zikaltër ekzistojnë.