OPINION

Negociatat e Isës e Albinit si anekdota e Nastradinit

Konsideroj se shtyrja në arritjen e koalicionit në mes të LVV e LDK veç mosmarrëveshjes për karrige ka edhe një arsye politike e që lidhet me një planifikim strategjik nga ca prej akterëve të dy partive politike, me tendencën për t’u shmangur nga agjenda amerikane dhe evropiane për Kosovën.
Shkruan: Bahri BIVOLAKU

Një anekdotë tregon se si Nastradini hapi një dyqan për ngjyrosje të rrobave. Një ditë atij i vjen një myshteri mbase për ta tallur dhe i thotë ngjyrose këtë pallto. “Po në çfarë ngjyre ? e pyet Nastradini. “Po ja, ngjyra të mos jetë as e kuqe, as e zezë, as gri, as e gjelbër, as e verdhë dhe as e bardhë.” i përgjigjet myshteriu.” “Shumë mirë. Do ta zbukuroj siç do ti. , ia kthen Nastradini. ” Kur duhet të vijë që ta marrë. “Eja atë ditë që kur të mos jetë as e hënë, as e martë as e mërkurë, as e enjte, as e premte, , as e shtunë dhe as e diele!” i përgjigjet Nastradini. Në rastin ton nuk e di a është Isa a Albini – Nastradini?

A do të shtyhet formimi i qeverisë deri në fillimin e pranverës!?

Konsideroj se shtyrja në arritjen e koalicionit në mes të LVV e LDK veç mosmarrëveshjes për karrige ka edhe një arsye politike e që lidhet me një planifikim strategjik nga ca prej akterëve të dy partive politike, me tendencën për t’u shmangur nga agjenda amerikane dhe evropiane për Kosovën.

Kjo agjendë amerikane është e qartë; zgjidhja njëherë e përgjithmonë e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës e Serbisë (dialogu). Sipas tyre kompromisi në mes fqinjëve është valute e prosperitetit në një Ballkan të ndërthurur e ndërvarur në një botë ku largësia është zvogëluar. Në këtë mes hyn edhe taksa dhe asociacioni i komunave me shumicë serbe.

Nëse qeveria e drejtuar nga LVV do të hynte në këtë agjendë atëherë do të humbte gjithë besueshmërinë nga qëndrimet politike të së kaluarës, kauzat e saja për këtë të kaluar do të binin, apo në sytë e qytetarëve do të shfaqeshin vetëm si mjete për të ardhur në pushtet. Në këtë mes përgjegjësia e LDK-së është se vetëm po ia mban ison këtij pozicioni.

Për t’i ikur kësaj agjende, ky koalicion i pretenduar do të mundohet ta shtyjë formimin e qeverisë deri në pranverë, atëherë kur në Serbi fillon fushata zgjedhore, e që pastaj për ca muaj Serbia nuk do të ketë autoritet legjitim për negociata. Pas ca muajve kur në Serbi krijohen organet e dala nga zgjedhjet, fillon fushata elektorale në ShBA, ku ca nga akterët e LVV dhe LDK ndoshta presin një tjetër President amerikan, e rrjedhimisht një zbehje të kërkesës amerikane për të ecur kësaj rruge.

Përfundimisht, ky koalicion i mundshëm qeverisës po dëshmon se nuk është i gatshëm për t’u ballafaquar me sfidat e jashtme të cilat tash e një kohë e presin vendin. Dëshirat e tij janë të merren vetëm me sfidat e brendshme, e që konsideroj se në një pozicion të tillë, Kosova do të ketë shtetësi edhe më të kontestuar, më të izoluar, me më pak perspektivë e për zhvillim ekonomik mos të flasim fare.

Dhashtë Zoti që ky skenar të dështojë!

Ta ushtrojmë artin e krasitjes me kohë në politikë

Unë nuk u zë besë ca personave sistematik e të vendosur në kabinete deri më tani. I shmang të tillët të cilët kanë ecur në ajër në të kuptuarit e politikës. Veç mungesës së rezultatit tek të tillët kishte edhe mungesë çiltërsie. Po si politikën edhe jetën e bënin në ajër.
Mburren në suksese personale edhe në humbje!

Arti i krasitjes në kohën e duhur në politikë është kur krasitë dhe i hedh tutje degët e kalbura. Kur krasiten degët e shëndosha për t’ju krijuar hapësirë jetese degëve të kalbura, pema nuk jep fryt.

Po mendojmë se duke gatuar bukën me miell misri, t’ju dalë buka nore, dikujt edhe smoka!

Leave a Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.