
Në Bosnjë e Hercegovinë ku po mbahen zgjedhjet lokale duket e pabesueshme, por një votues ka hedhur votën për liderin e LV-së, Albin Kurti, shkruan Kosova.info
Kjo ka ndodhur në komunën Qyteti i Vjetër në të cilën garuan katër subjekte.
Në listën për subjekt, një votues ka shënuar emrin e Albin Kurtit dhe e ka rrumbullakuar atë.
Ai me një koment shoqërues arsyetoi votën e tij duke thënë se “Kurti është i vetmi politikan në Ballkan që nuk është i korruptuar”. /Kosova.info/

add a comment