Kombëtare

Në xhaminë e Pejës vidhen pajisje teknike

Policia e Kosovë ka njoftuar se disa persona të panjohur kanë hyrë brenda objektit të xhamisë në Pejë.

Në objektin e xhamisë janë vjedhur disa pajisje, për të cilat policia është duke e hetuar rastin.

“Ankuesi mashkull K/Shqiptar imam i xhamisë ka raportuar se persona të panjohur kishin depërtuar brenda në objektin e xhamisë dhe kanë vjedhur zërimin: tre mikrofona dhe një mikset. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante policore dhe janë duke e hetuar rastin”, thuhet në njoftimin e policisë.