Kombëtare

Në Viti qe 38 ditë ka persona të prekur me koronavirus

Në Komunën e Vitisë ka persona që ndonëse gjenden për 38 ditë të karantinuar, rezultojnë të prekur me korona-virus.

Kryetari i kësaj komune, Sokol Haliti, thotë se ata janë familjarë të rastit të parë të 77 vjeçarit të infektuar me Covid-19 ndërsa shton se kjo është e befasishme, por ekspertët shëndetësorë e vlerësojnë të natyrshme, njofton Klan Kosova.

”Është befasi, e kam ngritur këtë çështje, është krjetësisht profesionale. Javën e kaluar janë bërë testet 4 nga ta kanë dalur pozitivë”.

”Ekspertët dhe IKSHPK thonë se kjo është gjë e natyrshme, se ky virus mund të qëndrojë gjatë deri në 38 ditë, është befasi edhe për ne. Kam menduar që ata që nuk kanë pasur simptoma shumë shpejtë do të rezultojnë negativë”.

”Por kam kërkuar ritestim, kam diskutuar edhe tema të tjera me interes të Vitisë”.

Ai ka treguar për Klan Kosovën edhe mënyrën se si është duke u menaxhuar kjo situatë. Meqë këtë të hënë u konfirmua edhe një rast tjetër me Covid-19 nga kjo komunë, Sokol Haliti thotë se kjo e zuri në befasi.

Haliti shton se i prekuri me korona-virus është një 74 vjeçar nga Stublla por që është i hospitalizuar. Numri i përgjithshëm i të prekurve me korona-virus ka shkuar në  45 me 3 të shëruar.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.