Kombëtare

Në Viti, koncepti 100 % shtet, po bashkon qytetarët rreth vetës

Faruk Nura, kandidati për deputet në Kuvendin e Kosovës , i cili pritet të marrë mandatin e parë si deputet, tha se fitorja e koalicionit AAK-PSD është shum afër, ky koalicion do ta bëjë Kosovën 100% shtet, andaj kësaj fitore të madhe po i bashkohet edhe qyteti i ynë Vitia, ku çdo ditë po i bashkohen rrugtimit tonë drejt fitorës qytetarë të shumtë.

Përpara të pranishmëve në një takim me antarë dhe simpatizantë të AAK-së në Viti, aty ku ky subjekt po rritet çdo ditë, Nura tha se i vetmi shpetim për Kosovën është fitorja e kryeministrir Ramush Haradinaj, i cili diti ta mbrojë si në luftë si në liri shtetin e Kosovës, ku në zgjedhjet e 6 tetorit 2019, ne do ta realizojm këtë, dhe do ta bëjmë Kosovën 100% shtet.

“Sot është nje ditë e mirë me diell dhe për fëmijët tanë dhe gjithë femijët, kur ka diell, ka gëzim, andaj ky diell dhe ky gëzim po afrohey për ardhemrin e qytetit tonë dhe gjithë Kosovës , e shoqërojmë me hapjën e prespektivës për të gjithë pas datës 6 tetor, për një të ardhme më të mirë për ardhemerinë e këti vendi, kjo perspektiv dhe mundësi do të jetë edhe për komunen tonë , ne si kandidat për deputet do te jemi zëri juaj, dhe interesat e juaja do ti adresojm aty ku duhet, sepse kjo i ka munguar qytetit tonë, votat tona kanë shkuar ne adresa të gabuara,Drenic , Llap, Dukagjin e vende tjera, por tani votat tona do te shkojnë për kandidatët e komunës tonë, për ata që do ti mbrojnë interesat e juaja, u shpreh Nura.

Sipas Faruk Nures, sot përballemi edhe me disa ‘politikan’ që nuk duan aspak zhvillim, dinjitet dhe një jetë më të mirë për qytetaret e Vitisë.

Por tani është radha juaj të flisni, që bashkë me Ramush Haradinaj dhe kandidatët e koalicionit AAK-PSD ta bëjmë Kosovën 100% shtet, ta bëjmë një vend me qeverisje më dinjitoze. Atë që kemi bërë për këtë gjysë mandati, ta bëjmë edhe për katër vitet e ardhëshme, ta mbrojme ekonomin e vendit, ti sjellim vendit investime të huaja, ti mbrojme kufijt e shtetit dhe ta bëjmë Kosovën një vendë ku do të hapen vende pune, kur të rinjët do te ndihën të sigurtë dhe jo të ikin për te kërkuar punë rrugëve të europës.

Nura tha se “për të gjithë ata që nuk duan të kthehen edhe njëherë në vitin 1999, e që nuk duan të bëjnë hapa pas, më 6 tetor ka vetëm një zgjidhje: Ta bëjmë Kosovën 100% shtet me kryeministër Ramush Haradinaj”.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.