Në vigjilje të Pashkëve, Gërvalla viziton arbëreshët e Kalabrisë

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla ka vizituar komunat arbëreshe në rajonin e Kalabrisë duke zhvilluar takime të ndara me kryetarin e Komunës Shën Sofia, Daniele Attanasio Sisca, kryetarin e Komunës Strigari, Damiano Baffa dhe atë të Shën Mitrit, Ernesto Madeo.

Në komunikatën për media të MPJD-së, thuhet se gjatë këtyre takimeve Gërvalla vlerësoi lartë rolin historik të këtyre komunave në ruajtjen dhe promovimin e identitetit, kulturës dhe gjuhës së tyre përgjatë më shumë se 500 vite.

“Identifikimi i nevojave dhe mundësive reale për bashkëpunim në projekte konkrete mes Republikës së Kosovë, përkatësisht komunave të Kosovës dhe komunave arbëreshe në Kalabri, në fushën e mbrojtjes dhe promovimit të trashëgimisë kulturore si dhe rritjes së bashkëpunimit në shkëmbime tregtare mes dy vendeve”.

“Gjatë vizitave Ministrja Gërvalla shprehu falënderimet e saj për mikpritjen dhe dashamirësinë e pranuar nga motrat dhe vëllezërit arbëresh dhe u shprehë që së shpejti do të takohen në Kosovë për të konkretizuar projektet për të cilat u diskutua gjatë takimeve në komunat arbëreshe të Kalabrisë”, thuhet tutje në komunikatë.

Go to TOP