SPORT

Në UFC/ Khabib Nurmagomedov dhe Justin Gaethje dalin në konferencë

Khabib Nurmagomedov dhe Justin Gaethje dalin në konferencë para përballjes së madhe në UFC

Khabib Nurmagomedov dhe Justin Gaethje janë përballur së pari herë në konferencë për shtyp para meçit të tyre për titullin e peshave të lehta në UFC 254.

Luftëtari nga Dagestani dhe tjetri nga Amerika janë gati për përballjen e tyre të madhe për titullin e peshave të lehta, i cili do të zhvillohet të shtunën mbrëma.

Ky meç i shumëpritur do të zhvillohet në kryeqytetin e Emirateve të Bashkuara Arabe, Abu Dhabi apo më saktë në Fight Island.

Sikurse para çdo përballje, edhe në këtë, dy luftëtarët Khabib dhe Gaethje kanë kryer ritualin e përhershëm duke dalë në konferencë për shtyp.

Megjithatë, përballja e tyre ‘fytyrë më fytyrë’ nuk ka qenë e tensionuar, pasi të dy luftëtarët kanë treguar respekt për njëri-tjetrin. Khabib në këtë meç vjen me një rekord prej 28 fitoresh dhe zero humbjesh, ndërsa Gaethje ka 22 fitore dhe 2 humbje nga 24 ndeshje.