Rajoni

Në Turqi/ Numri i shqiptarëve të vdekur si pasojë e tërmetit shkon në 3

Konfirmohet edhe viktima e tretë me origjinë kosovare nga tërmeti në Turqi.

Ambasadori i Kosovës në Ankara, Ilir Dugolli konfirmon lajmin për Abc News.

Viktimat me origjinë nga Kosova janë Nazmije Dograjan, 64-vjeçe, Hatixhe Dogruja, 70-vjeçe dhe burri i saj Bajram Dogruja, 73-vjeç.

Shqiptarët nga Kosova, të larguar nga Prishtina që në 1956 dhe të vendosur në Izmir nuk mundën që të mbijetojnë nga tërmeti tragjik, pasi rrënojat i zunë poshtë nga shembjet e godinave.

Ndërkohë që në spital në gjendje të rëndë ndodhet djali i Nazmije Dograjas, Malik Tahirleri. Ambasada e Republikës së Kosovës në Turqi ka publikuar numrat e kontaktit, ku shtetasit kosovarë mund të lajmërohen pasi Turqinë e goditi një tërmet të premten.

https://www.facebook.com/ARKS.Ankara/posts/3953311181363296