Bota

Në Turqi konfirmohen rreth 5 mijë raste të reja dhe 97 viktima për 24 orë

Autoritetet turke raportuan sot edhe për 4.889 raste të reja të koronavirusit dhe 97 të vdekur gjatë 24 orëve të fundit.

Bilanci i përgjithshëm i viktimave me COVID-19 është rritur në 1.198, tha ministri i Shëndetësisë Fahrettin Koca.

Deri më tani, 3.446 njerëz janë shëruar, teksa mbi 24.000 njerëz u testuan brenda 24 orëve.

Një total prej 56.956 u infektuan nga koronavirusi në Turqi, transmeton Reuters.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.