Kosova

Në tri lokale në Zhur dhe Gernqare të Prizrenit organizohet bixhoz i paligjshëm

Policia e Kosovës ka njoftuar se kanë hasur në një rast të organizimit të skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm gjatë ditës së djeshme në Prizren, shkruan kosova.info.

Fshati Zhur dhe Gernqare 23.10.2019-19:00. Njësia për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsion me urdhëresë të lëshuar nga gjykata ka kontrolluar tri lokale në lokacione të ndryshme, nën dyshimin për veprën penale ‘organizim i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm’.

Si prova materiale janë konfiskuar gjashtë shtëpiza të kompjuterit, një laptop, katër telefona, para të gatshme dhe një numër i konsiderueshëm i tiketave të lojrave të fatit. Lidhur me rastet janë intervistuar tre të dyshuar meshkuj K-Shqiptarë të cilët pas intervistimit lirohen në procedurë të rregullt.

Shfaq më shumë
Back to top button
escort mersin - izmir escort