Kosova

Në Spitalin e Pejës 10 pacientë me COVID-19 në gjendje të rëndë

Në Spitalin e Pejës po trajtohen 68 pacientë me COVID-19.

Sipas njoftimit të këtij institucioni shëndetësor, 59 pacientë janë në oksigjeno-terapi, kurse 10 prej tyre janë në gjende më të rëndë.

“Po ashtu, gjatë 24 orëve të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, 250 pacientë kanë marrë trajtim emergjent shëndetësor dhe nga këta 25 pacientë janë̈ shtrirë për trajtim të mëtutjeshëm”, thuhet në njoftimin e spitalit.