Bota

Në Spanjë 30 mijë pensionistë më pak se sa vitin e kaluar

Rreth 30 mijë pensionistë më pak janë në listat e pensioneve në Spanjë në katër muajt e parë të këtij viti, për dallim nga viti i kaluar, ndërsa koronavirusi ka goditur rëndë shtetin.

Lajmin e ka bërë të ditur Ministria e Punës e Spanjës të martën.

Në total 205.638 pensionistë janë larguar nga pagesat shtetërore nga janari deri në prill të këtij viti, sipas të dhënave të ministrisë.

Ministria ia atribuon këtë rritje të numrit pandemisë së koronavirusit.

“Duhet ta marrim parasysh ndikimin që ka pasur pandemia COVID-19 në numrin e të vdekurve në popullatën në përgjithësi, e veçanërisht te të moshuarit”, është thënë nga ministria.

Shifra totale ishte mbi 30 mijë më tepër sesa për periudhën e njëjtë në vitin 2019, dhe 25 mijë më tepër sesa mestarja mes vitit 2015 dhe 2019, sipas të dhënave të Ministrisë së Punës.

Spanja ka qenë një nga vendet që është goditur më së rëndi nga koronavirusi, ku janë regjistruar afro 30 mijë të vdekur.

Zyrtarët thonë se rreth 80 për qind të viktimave kanë qenë njerëz të moshës 70 apo më të vjetër. Në të dhënat statistikore të pensionistëve shtetëror përfshihen personat e pensionuar si dhe të vejat apo bonjakët. Në përgjithësi 90 për qind e atyre që dalin nga sistemi janë të pensionuar apo të ve që vdesin.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.