Rajoni

Në Slloveni 41 të vdekur si pasojë e COVID-19, në Kroaci 32

Autoritetet shëndetësore në Slloveni kanë bërë të ditur të enjten se në 24 orët e fundit në këtë vend kanë vdekur 41 pacientë si pasojë e COVID-19, derisa janë regjistruar edhe 1.925 raste të reja.

Ky është numri më i madh i vdekjeve brenda një 24-orëshi në Slloveni qëkur ka filluar pandemia.

E rreth 2.000 rastet e fundit pozitive kanë dalë nga 6.767 mostra të kryera.

Ndërkohë, gjendje e rëndë paraqitet edhe në shtetin fqinj të Sllovenisë, Kroaci, ku gjatë 24 orëve të fundit kanë vdekur 32 persona si pasojë e COVID-19. E numri i rasteve të reja në 24 orët e fundit është shumë më i madh se në Slloveni – 3.082. Këto raste kanë rezultuar nga kryerja e mbi 10.000 testeve, për herë të parë në këtë vend.

Në Kroaci, numri i përgjithshëm i të prekurve ka arritur në 75.922, kurse i të vdekurve në 925.

Në Slloveni, numri i përgjithshëm i të prekurve është 50.864, kurse i të vdekurve 676.