Kombëtare

Në Shqipëri nga Covid-19 ka kaq të vdekur dhe qindra të infektuar të ri

Ministria e Shëndetësisë së Shqipërisë ka përditësuar të dhënat e fundit sa i takon pandemisë së Covid-19.

Kështu, në harkun kohor të 24 orëve të fundit kanë humbur jetën pesë qytetarë, ndërkohë janë regjistruar edhe 153 raste pozitive.

Specialistja e Instituti i Shëndetit Publik, Eugena Tomini, u shpreh se gjendja në spitale paraqitet e qëndrueshme. Ajo shtoi se aktualisht në dy spitalet Covid po marrin trajtim mjekësor 178 pacientë, ku 13 janë të terapi intensive, kurse pesë të tjerë po trajtohen me frymëmarrje të drejtuar.

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 2444

Durrës 559

Shkodër 373

Lezhë 295

Elbasan 274

Korçë 237

Fier 222

Vlorë 189

Kukës 143

Berat 106

Gjirokastër 69

Dibër 69.

Autoritetet shëndetësore që nga fillimi i pandemisë dhe deri sot kanë kryer 78886 teste të dyshuara, ndërkaq janë evidentuar 12226 persona të prekur nga coronavirus. Ministria e Shëndetësie raporton më tej se numri total i viktimave nga Covid-19 ka shkuar në 358. Qarku më i prekur në vend është Tirana me 170 jetë të humbura, i ndjekur nga Durrësi me 46 dhe Shkodra me 39. Qarku më pak i prekur është Berati, pasi deri tani janë raportuar vetëm dy vdekje nga Covid-19.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.