Kombëtare

Në Shqipëri arrijnë rreth 41 mijë doza të vaksinës AstraZeneca

Ministrja e Shëndetësisë së Shqipërisë, Orgeta Manastirliu, ka bërë të ditur se këtë të shtunë kanë arritur edhe 40 mijë e 800 doza të vaksinës AstraZeneca.

Manastirliu njoftoi se nesër do të arrijnë edhe 50 mijë vaksina të kompanisë AstraZeneca, ndërsa javën e ardhshme pritet të vijnë edhe 200 mijë vaksina të tjera dhe gjithashtu edhe 8 mijë e 120 vaksina të kompanisë Pfizer.

E para e shëndetësisë në Shqipëri bëri gjithashtu të ditur se vaksinimi do të vazhdojë ku qeveria shqiptare pret që deri në fund të prillit të ketë siguruar mbi 700 mijë vaksina derisa deri në fund të muajit maj synojnë të arrijnë shifrën e mbi 500 mijë vaksinimeve.