KULTURË

Në Shkup mirëpritet ekspozita personale e piktores Dr. Lulzime Osmani

Në sallonin për Expozita Imperial 2 u hap ekspozita personale e piktores nga Kërçova dr. Lulzime Osmani.

Osmani u shpreh tejet e emocionuar për ekspozimin e këtyre punimeve dhe ajo mendon se kjo ekspozitë do të përcjellë mesazh dhe të tregojë se arti jonë është i kohës, modern.

Piktorja Dr. Lulzime Osmani, në punimet e saja ka arritur të ndërtojë autonominë dhe paradigmën personale metafizike të pikturës, qenies reale të artit.

“Pikturat e saja njëkohësisht janë edhe një avangardë drejtë lirisë së shprehjes që është e bazuar në vetënjohjen personale dhe interpretimin individual figurative”, u shpreh Metin Izeti

Piktorja Dr. Lulzime Osmani, në punimet e saja ka arritur të ndërtojë autonominë dhe paradigmën personale metafizike të pikturës, qenies reale të artit.