Rajoni

Në Serbi themelohet një portal për krimet e shkaktuara nga vet serbët

Në Serbi është themeluar një portal, që për qëllim ka të informojë dhe të edukojë të gjithë të interesuarit për varrezat masive, istikamet e torturat, për vrasjet e dëbimet, për mobilizimet e dhunshme e krimet e njësiteve paraushtarake serbe në luftërat në ish-Jugosllavi dhe për cenimin e të drejtave njerëzore në Luginë të Preshevës.

Sajti i quajtur “ratusrbiji.rs” (lufta në Serbi), vjen në dy gjuhë, anglisht e serbisht dhe me shumë fotografi të krimeve, dokumente e gjithçka tjetër që fakton krimet e Serbisë në luftërat e ndodhura gjatë viteve ’90.

Sipas përshkrimit, portali është themeluar nga një grup të rinjsh serbë me moton: “Jemi tepër të rinj të kujtojmë, por të vendosur që kurrë të mos harrojmë”.