SHËNDETËSIA

Në qoftë se përpiqeni për të humbur peshë, ja çfarë duhet ngrënë në mëngjes

Shumë herë keni dëgjuar se mëngjesi është vakti më i rëndësishëm i ditës, por edhe shumë prej nesh kanë dilema rreth asaj që duhet ngrënë për mëngjes, sidomos në qoftë se doni të largoni disa kilogram. Është një ushqim që do të jetë zgjedhja ideale për pothuajse çdo mëngjes dhe do të ju ndihmojë për të zvogëluar madhësinë e belit tuaj.

E dëshmuar se ndihmojnë në humbje peshe

Një studim në vitin 2008 tregoi se pjesëmarrësit që hanin vezë për mëngjes kanë humbur më shumë kilogram dhe një numër më të madh centimetrash në bel, edhe pse mëngjesi i secilit grup përmbante të njëjtën sasi të kalorive. Mëngjesi duhet të jetë një vakt plotë me proteina në mënyrë që të ndiheni të ngopur deri në drekë. Shumë ekspertë besojnë se gjatë mëngjesit duhet të marrim të paktën 20 gram proteina për t’u ngopur dhe për të përshpejtuar metabolizmin. Lajm i mirë? Një vezë përmban rreth gjashtë gram të proteinave dhe është një zgjedhje e duhur për mëngjes.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.