EKONOMI

Shell me lokacion të ri në Prizren së bashku me mbushësin elektrik për vetura

Sot në Prizren u hap lokacioni i ri i ‘Shell’ së bashku me mbushësin e shpejtë elektrik më të avancuar në prani të drejtorëve dhe menaxherëve globalë të ‘Shell’ së bashku me z. Martin Lustenberger dhe në praninë e Kryetarit të Komunës së Prizrenit z. Mytaher Haskuka, Kryetarit të Odës Ekonomike të Kosovës, përfaqësuesve të bizneseve nga e gjithë Kosova dhe qytetarëve të Kosovës.

Në këtë ceremoni gjatë fjalës së tij z. Martin Lustenberger, Drejtori Global i ‘Shell’, përmendi që kompania globale ‘Shell’ sot është e pranishme në Kosovë me brendin dhe produktet ‘Shell’ siç janë lubrifikantët, ushqim të shpejt, hot dog, auto kozmetike, etj.

Z. Martin i bëri thirrje të gjithë klientëve, banorëve se sot në Kosovë janë produktet dhe brendi ‘Shell’ dhe ju ofron produktet më cilësore.

Produktet ‘Shell’ mund t’i gjeni vetëm në lokacionet e shënjuara me ‘Shell’. Nga sot në lokacionin e ri të ‘Shell’ në Prizren e kemi mbushësin e shpejtë elektrik më të avancuar që shënon fillimin e epokës së re dhe synojmë që në të ardhmen ta rrisim këtë numër me qëllim që ta mbrojmë mjedisin tonë në përgjithësi, e posaçërisht këtu në Kosovë dhe ky do të jetë një shembull i mirë sepse Kosova është tregu i parë i licencuar në botë që e ka implementuar mbushësin e ri elektrik të shpejtë.

Artikull i Sponsorizuar