Kosova

Në Prishtinë u shërbehet fëmijëve kifle pa afat (Foto)

Një ngjarje skandaloze ka ndodhur sot në një shkollë në Prishtinë.

Fëmijëve, të cilët vijojnë mësimin në shkollën “Dardania”, iu është servuar ushqim me afat të skaduar.

Visar Xani, një nga prindërit, madje këtë rast e ka publikuar edhe në profilin e tij në Facebook, duke thënë që për këtë punë, dikush duhet të ndjeket edhe penalisht.

“Te nderuar prind, nese vreni te femijet tuaj ndonje shqetsim e kan nga keto kifle pa afat. Shpend Ahmeti vazhdon te na i demtoi femijet dhe per kete do te duhet dikush te ndjeket penalisht. Pasi qe femijve u jane shprendar keto kifle nje pjese e nxenesve i kane ngren ndersa ata te cilet nuk i kane ngren i kane dorzuar aty ku edhe i kane marr. Eshte e tmerrshme nese dikush po perfiton duke rrezikuar shendetin e femijeve. Shpend cka kishe ba nese femija i jot dote kishte hanger nje kifle pa afat”.