Kombëtare

Në Prishtinë gjendet një kafkë, dyshohet të jetë e njeriut

Në rrugën “1 Tetori” në Prishtinë, është gjetur një kafkë e cila dyshohet të jetë e njeriut.

Sipas njoftimit të Policisë, në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitë përkatëse dhe prokurori.

“Një mashkull K/Shqiptar ka raportuar se në stadium është gjetur një kafkë (dyshohet e njeriut). Në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitë përkatëse dhe prokurori, kafka është marrë nga policia dhe është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore”, thuhet tutje në njoftim.