Kombëtare

Në Prishtinë fëmijëve me nevoja të veçanta do t’u sigurohet transporti për në shkollë

Komuna e Prishtinës ka njoftuar se do të fillojë me transport të organizuar për në shkollë dhe anasjelltas për fëmijët me nevoja të veçanta

Kjo është bërë e ditur përmes një postimi në web faqen e komunës së Prishtinës.

“Prej sot, Komuna e Prishtinës ofron transport të organizuar për në shkollë dhe anasjelltas, për fëmijët me aftësi të kufizuara në Kryeqytet”, thuhet në njoftim.

Po ashtu, Komuna e Prishtinës gjatë ditës së sotme ka bërë të ditur se do të ofrojë shujta falas për fëmijët me nevoja të veçanta të cilët janë pjesë e Handikos.

//graizoah.com/afu.php?zoneid=3473483