SPORT

Në prag të Lojërave Olimpike fillon stërvitja masive e xhudistëve të Kosovës

Stërvitjet në kampin e xhudistëve të Kosovës po vazhdojnë me intensitet të lartë në prag të Lojërave Olimpike që mbahen vitin tjetër.

Skuadra e xhudistëve të Kosovës të udhëhequr nga trajneri i mirënjohur Driton Kuka do të qëndrojnë në Rogla të Sllovenisë, aty ku do të kenë kushte ideale pr stërvitje.

Xhudistët e Kosovës kanë shënuar suksese të mëdha këtë vit duke fituar gjashtë medalje – tri në Lojërat Evropiane dhe tri në Kampionatin Botëror.

Përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, Kuka ka bërë të ditur detajet e stërvitjeve në Slloveni, derisa ka folur edhe për sukseset e arritura këtë vit.

Stërvitjet në bjeshkë po vazhdojnë me intensitet të lartë për Ekipin tonë Elitar drejt cakut më të rëndësishëm vitin tjetër 2020 në Lojërat Olimpike!
Dy javë të plota do qëndrojmë në bazën tonë të vjetër në Rogla të Slovenisë me kushte ideale për stërvitje!
Dy javë përveç stërvitjeve mua po më shërbejnë që në qetësi të detalizoj deri ne xero çdo gjë deri në Lojërat Olimpike sa i përket sistemit stërvitor dhe periodizimit të saktë që forma të kulmoj aty ku duhet që është sfida më e madhe e çdo treneri!
Duhet cekur që ekipi Olimpik po mbështetet nga KOK kurse pjesa tjetër e ekipit nga federata dhe klubet e xhudos!
Federata e xhudos sivjet i ka 6 medalje Elitare tri në Lojërat Evropiane dhe tri në Kampionat Botëror dhe sipas Kategorizmit aktual të Sporteve llogaritet vetëm një rezultat dhe kjo për ne tashmë duhet tejkaluar nga KOK dhe mandej rrjedhimisht nga Ministria.
Sipas kësaj logjike po i bie që një medalje ka vlerë njejtë si të fitohen 6 të tilla në gara Elitare prandaj reflektoni dhe vlerësoni si duhet …
Logjika e deritashme e financimit të Memorandumeve për Federatat i ka sjell shumë prej tyre para kolapsit dhe tash duhet ba me dije që kjo logjikë sdo vazhdoj ma dhe Federatat por edhe KOK sduhet të rrijnë duarkryq për këtë çështje!!!

”.