Kombëtare

Në Podujevë rifillon punën Qendra për Pajisje me Dokumente dhe Regjistrim të Automjeteve

Nga Ministria e Punëve të Brendshme është bërë e ditur se Qendra për Pajisje me Dokumente dhe Regjistrim të Automjeteve në Komunën e Podujevës, e ka rifilluar punën – shkruan Kosova.info

Ja njoftimi zyrtar:

Rifillon punën Qendra për Pajisje me Dokumente dhe Regjistrim të Automjeteve e komunës së Podujevës

Ministria e Punëve të Brendshme, respektivisht Agjencia për Regjistrim Civil, njofton të gjithë qytetarët e  komunës së Podujevës se Qendra për Pajisje me Dokumente dhe Regjistrim të Automjeteve e kësaj komune ka rifilluar punën e saj.

Pezullimi i shërbimeve të kësaj Qendre ishte bërë javën e kaluar për shkak të rrezikut të përhapjes së koronavirusit të ri (COVID-19).

Ndërsa, nga sot, me datë 10 gusht bëhet rifillimi i punës me kapacitetet e plota të saj./Kosova.info/

//graizoah.com/afu.php?zoneid=3473483