Kosova

Në Podujevë mbillen lule për Ditën e Tokës

Në kuadër të aktiviteteve të organizuara për shënimin e Ditës së Tokës, Kryetari i Komunës së Podujevës, Agim Veliu, bashkë me ekologët e rinj, kanë mbjellur lule në Parkun e Qytetit në Podujevë.

Aktivitetet në shënimin e Ditës së Tokës kanë vazhduar edhe me mbjelljen e fidanëve të drunjtëve dekorativë në oborret e disa shkollave.

Kryetari  Veliu, me këtë rast tha se mirëmbajtja dhe zgjerimi i hapësirave të gjelbëruara do të jenë prioritet i investimeve në sektorin e mbrojtës së ambientit.

Me qëllim të ruajtjes së ambientit, gjatë ditëve në vijim në komunën e Podujevës do të bëhet pastrimi dhe largimi i deponive ilegale. /Kosova.info/

//graizoah.com/afu.php?zoneid=3473483