Në përvjetorin e ndërhyrjes së NATO-s, vendim historik për Kosovën

Komisioni i Përhershëm drejtues i Asamblesë Parlamentare të NATO-s, i cili po zhvillon punimet në Estoni, sot vendosi që ta ngre statusin e delegacionit të Kuvendit të Republikës së Kosovës në nivelin e anëtarit të asociuar në Asamble.

Ky është niveli më i lartë i prezencës në Asamble deri në anëtarësim të plotë të Kosovës në NATO. Për shumë vite Kosova kishte statusin e anëtarit vëzhgues. Ky vendim do të formalizohet me votim në Asamblenë parlamentare të NATO-s në sesionin pranveror të Asamblesë, që do të mbahet më 27 Maj në Sofje.

Për këtë ka reaguar Jakub Bielamoweicz, analist i Evropës Juglindore dhe Ballkanit Perëndimor në Institutin e Evropës së Re. “Në 25 vjetorin e NATO-s. Ndërhyrja humanitare kundër regjimit gjenocidal të Millosheviqit, Komiteti i Përhershëm i Asamblesë Parlamentare të NATO-s ngriti statusin e Kuvendit të Kosovës nga “vëzhgues” në “anëtar të asociuar”. Një vendim shumë i rëndësishëm dhe simbolik”, ka shkruar ai në platformën ‘X’. /Kosova.info/

Go to TOP