Kosova

Sot në përkujtim të gjenocidit ndaj shqiptarëve nëpër ballkone ndizen qirinj

Të gjithë shqiptarët nëpër botë janë ftuar nga Qendra “Gjenocidi në Kosovë-Plagët e Hapura” që në ditën e përkujtimit të gjenocidit ndaj shqiptarëve në Kosovë nëpër ballkonet e tyre të ndezin qirinj për të kujtuar të gjitha viktimat e këtij gjenocidi

“Në pamundësi të organizohen tubime përkujtimore për shkak të rrethanave të krijuara nga pandemia me COVID-19, Qendra “Gjenocidi në Kosovë- Plagë e Hapur” fton të gjithë shqiptarët, kudo qofshin në botë, që më 15 janar, në Ditën e përkujtimit të gjenocidit ndaj shqiptarëve në Kosovë, në orën 20:00, të dalin në ballkone apo dritare të banesave të tyre dhe të ndezin qirinj për të kujtuar të gjitha viktimat e këtij gjenocidi!”, shkruhet në komunikatën e kësaj qendre.

“Përkujtimi i viktimave të kësaj tragjedie të madhe kombëtare është minimumi i asaj që duhet të bëjmë në rrugëtimin për ndëshkimin e krimit dhe ngadhënjimit të drejtësisë!