OPINION

Ne nuk jemi të varfër, por jemi të vjedhur

Shkruan: Ejup BERIShA
Nëse ju duhen para në këtë situate krize trokitni ne dyert e politikaneve tuaj te cilët 30 vite nuk kane bere asgjë por i kane përvetësuar paratë publike që në fakt janë para edhe tuajat apo tonat. Pra këta që kanë bërë shuma marramendëse parash janë vetë shteti e qytetarët nuk kanë bërë asnjë para pra këta përherë janë në rrezik për të mbijetuar.

Do të thotë tani e dini adresën e saktë se ku ndodhen paratë tuaja qytetarë të nderuar të Ballkanik. Mos merrni kredi e as para borxh me kamata të majme sepse ju jeni me para por paratë e përbashkëta tonat dikush padrejtësisht i mban në xhirollogarinë e vetë dhe deklarohet në mënyrë të padrejtë si pronar i tyre. Jo vetëm se kaq këta përvetësues të parave publike bile edhe ju shesin mend apo krenohen me paratë që i kanë përvetësuar për vete në mënyrë të kundërligjshme.

Pra nuk është e vërtetë se në shtetet tona nuk ka para por se ato janë siç thashë nëpër xhepa të dikujt apo më saktë nëpër xhirollogaritë e atyre që janë zotuar dhe betuar se do t’i ruajnë dhe nuk do t’i keqpërdorin paratë publike.

Të kesh aq shumë para dhe të thuash se s’ka në kushte krize është jo vetëm se qesharake por .edhe çmenduri. Tani na nevojiten shumë para për të siguruar mjete për mbrojtje apo dhe për trajtimin mjekësor të infektimit me Korona Virus e ne presim nga shtetet e tjera se a do të na japin ndonjë dezinfektues; ndonjë detergjent, ndonjë maskë mbrojtëse apo dhe ndonjë dorëza.

Derisa këto na duhen për tu mbrojtur nga infektimi i Virusit më të rrezikshëm të shekullit vetëm sot në rrugët e qytetit tim pashë tre makina më të reja luksi shumë të shtrenjta akoma pa tabela të tipave prestigjioze Porshe Mercedes dhe Audi.

Besoj se nuk është në rregull të vuajmë për gjërat elementare e dikush të na shet mend e të lavdërohet me paratë tona apo me paratë publike.

Kjo është jo vetëm e padrejtë por dhe shume e palogjikshme. Konsideroj se ka ardhur koha që politikanët e Gadishullit tonë të bëhen më human e më të vetëdijshëm dhe ti kthejnë paratë të pronari i vërtetë pra te qytetarët  o tani o kur sepse kemi nevojë të pashmangshme për para.

Do të thotë se shtetet tona dhe qytetarët u varfëruan qëllimisht për tu pasuruar individ dhe grupe të caktuara që nuk e dinë se sa para kanë bërë nëpër xhirollogaritë e tyre e qytetarët nuk e dinë se çfarë nuk kanë sepse ju mungojnë shumë gjëra elementare për jetë jo luksi por për jetë normale.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.