Bota

Në një shtëpi kujdesi vdesin 13 pacientë, dyshohet se u prekën nga COVID-19

Në një shtëpi kujdesi në Skoci kanë vdekur 13 persona, dhe për momentin dyshohet se shkak mund të ketë qenë Coronavirusi.

Këtë lajm ua kanë bërë të ditur gazetarëve të BB-cë kolegët e tyre nga Glasgow.

Vdekjet kanë ndodhur të gjitha në javën e kaluar pas një shpërthimi të dyshuar të koronavirusit.

Stafi i shtëpisë së kujdesimit kanë thënë se po “monitorojnë nga afër” shëndetin e njerëzve të tjerë që i kanë nën përkujdesje.