Kosova

Në mes të Prishtinës disa nxënës bëhen llom

Një rrahje mes disa nxënësve ka ndodhur paraditen e së mërkurës në Prishtinë.

Rrahja nisi nga dy nxënës e që më pas u përfshinë edhe nxënës të tjerë.

Kjo përleshje mes nxënësve ndodhi para xhamisë “Kadirie” në lagjen e “Muhaxherëve”. Në videot e publikuara nga KosovaPress ku shihet rrahje mes nxënësve, shihet edhe ndërhyrja e një kalimtari i cili mundohet që të qetësoj situatën dhe t’i shpërndaj nxënësit aty.