KULTURË

Në më shumë se 20 vjet, vetëm një artefakt i kthyer nga Serbia në Kosovë

Koleksionin prej dhjetë hyjneshave, të vendosur në skaj të hapësirës së Muzeut të Kosovës, e udhëheq një shtatore e vogël e “Hyjneshës në Fron”.

Ai është i vetmi artefakt që është rikthyer në vendin e tij, nga rreth 1244 eksponate të tilla të marra Serbia gjatë kohës së luftës.

Për këtë statujë, të kthyer në Kosovë 18 vjet më parë, është ndarë një vend i veçantë në Muzeun e Kosovës, ku edhe shoqërohet nga hyjnesha të tjera. Ajo së bashku me mijëra eksponate të tjera, u morën nga Serbia gjatë viteve 1997-1999 për të mos u kthyer më, raporton KOHA.

Në kohën kur dy shtete janë duke u munduar të arrijnë marrëveshje përfundimtare, njohës së historisë e arkeologjisë janë të ndarë në dysh sa i përket diskutimit të artefakteve në tavolinën e bisedimeve.

Kthimi i artefakteve në Kosovës, sipas drejtorit të Institutit të Arkeologjisë, Enver Rexha, mund të bëhet vetëm nëse për një gjë të tillë arrihet marrëveshje me Serbinë.

Me Rexhën pajtohet edhe Sadik Krasniqi, shef i historisë në Muzeun e Kosovës. Ai ka kritikuar institucionet se “kanë lënë pas dore” kthimin e artefakteve.

Por, profesori i arkeologjisë në Universitetin e Prishtinës, Arben Hajdari e mendon të kundërtën. Sipas tij, hapja e kthimit të tyre si temë në bisedimet me Serbinë rrezikon humbjen e tyre.

Kthimi i “Hyjneshës në Fron” është bërë më 2002 me ndërmjetësimin e kryeadministratorit të Kosovës në atë kohë, Michael Steiner.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.