Rajoni

Në Maqedoni, 6 viktima dhe 140 raste të reja me koronavirus

Ministria e Shëndetësisë informon se në 24 orët e fundit janë kryer 1.397 teste, ndërsa janë regjistruar 140 raste të reja me COVID-19, njofton Telegrafi Maqedoni.

Sipas qyteteve në: Shkup-47, Kumanovë-18, Shtip-3, Prilep-7, Tetovë-15, Strugë-3, Veles-3, Manastir-3, Ohër-1, Kavadar-2, Gostivar-3, Gjevgjeli-4, Strumicë-4, Kriva Pallankë-2, Radovish-4, Krushevë-1, Koçan-5, Probishtip-2, Makedonski Brod-1, Berovë-3, Dellçevë-2, Sveti Nikollë-3, Kërçovë-2, Resnjë-2.

Instituti për Shëndet Publik sot regjistroi 60 pacientë të shëruar nga coronavirusi: Shkup-25, Kumanovë-9, Shtip-3, Prilep-2, Strugë-3, Ohër-2, Kavadar-2, Kriva Pallankë-1, Koçan-6, Pehçev- 3, Berovë-1, Dellçevë-1, Kërçovë-2.

Gjashtë persona kanë ndërruar jetë, tre pacientë nga Shkupi (84, 73 dhe 74), dy nga Tetova (68 dhe 55) dhe një pacient nga Struga (62). Të gjithë pacientët vdiqën në spital. Numri i përgjithshëm i të diagnostifikuarve me coronavirus në vendin tonë që nga fillimi i epidemisë është 16.557.

Lini një Përgjigje

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.