
Përveç Mitrovicës së Veriut dhe Zveçanit, kufizime të reja të lëvizjes do të ketë edhe në komunën e Malishevës.
Këtë e ka konfirmuar për KOHËN, zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë, Faik Hoti.
Sipas vendimit, kufizimi i lëvizjes do të jetë nga ora 14:00 deri në orën 06:00 të mëngjesit.
Sipas vendimit të vjetër, kufizimi i lëvizjes ka qenë nga ora 17:00 deri në orën 06:00 të mëngjesit.
Malisheva është komuna me më së shumti të infektuar nga koronavirusi në Kosovë. Deri tash në këtë komunë janë 66 të infektuar, një i vdekur dhe dy të shëruar.
add a comment