Kosova

Në maj vijnë monitoruesit e BE-së për vizat

Në fillim të muajit maj në Kosovë do të qëndrojë një delegacion i Bashkimit Evropian, i cili do ta vlerësojë punën që është bërë në luftimin e krimit të organizuar dhe të korrupsionit si kriteri i fundit për liberalizimin e vizave.

Fillimi i muajit maj do ta bëjë të qartë rrugëtimin e Kosovës drejt finalizimit të procesit të liberalizimit sepse në atë kohë pritet që në Kosovë të vijë një delegacion vlerësues i Komisionit Evropian.

Me këtë rast do të bëhet e ditur se sa është përmbushur kriteri i fundit për heqjen e vizave, luftimi i krimit të organizuar dhe i korrupsionit.

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj është zotuar se konfirmimi për heqjen e vizave do të vijë brenda pak javësh, nga Lëvizja Vetëvendosje janë shprehur të bindur se një gjë e tillë nuk do të ndodhë fare këtë vit, shkruan “Zëri”.

Ndërkaq, sipas ekspertëve të integrimit rekomandimi pozitiv mbetet pritje reale dhe fundi i këtij viti afat real për finalizimin e procesit të liberalizimit.

Por sipas tyre, një gjë e tillë mund të ndodhë vetëm nëse institucionet e Kosovës tregohen të përgjegjshme dhe efikase në dy muajt e ardhshëm.

//graizoah.com/afu.php?zoneid=3473483